Thursday, November 26, 2026
HomeLajmeKosovëSpecialja urdhëron publikimin e transkripteve të dëshmive të nëntë dëshmitarëve

Specialja urdhëron publikimin e transkripteve të dëshmive të nëntë dëshmitarëve

Në informimin javor të Dhomave të Specializuara të Kosovës, zëdhënësi Michael Doyle sot ka njoftuar se Trupi Gjykues urdhëroi publikimin e versioneve me më pak redaktime të transkripteve që lidhen me dëshmitë e nëntë dëshmitarëve të thirrur nga Prokuroria në gjykimin ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve.

Ky vendim vjen pas vendimeve të mëparshme të Trupit Gjykues për publikimin e dëshmive të 67 dëshmitarëve, të cilat më herët kishin qenë konfidenciale.

Sipas DHSK-së, këto vendime pasqyrojnë karakterin publik të procesit gjyqësor dhe përkushtimin e gjykatësve ndaj transparencës.

Gjatë gjykimit për krime lufte, shumica e dëshmitarëve kanë dëshmuar tërësisht ose kryesisht në seanca publike, ndërsa 61 dëshmitarë kanë dhënë dëshmi pa masa mbrojtëse.

Dëshmitë që fillimisht ishin konfidenciale vazhdojnë të rishikohen, me synimin që sa më shumë prej tyre të bëhen publike, duke garantuar njëkohësisht mbrojtjen e viktimave dhe dëshmitarëve.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram