Thursday, November 26, 2026
HomeLajmeKosovëKomandanti i KFOR-it dhe zyrtari sllovak diskutojnë për sigurinë në Kosovë

Komandanti i KFOR-it dhe zyrtari sllovak diskutojnë për sigurinë në Kosovë

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajori Roberto Vergori, ka pritur në takim sekretarin e parë shtetëror të Ministrisë së Mbrojtjes së Sllovakisë, Igor Melicher, në selinë e KFOR-it në kampin “Film City” në Prishtinë.

Në njoftimin e KFOR-it thuhet se takimi është përqendruar në situatën e sigurisë në Kosovë.

“Gjeneralmajori Vergori rikonfirmoi përkushtimin e palëkundur të KFOR-it për ruajtjen e një mjedisi të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, në mënyrë të paanshme dhe në përputhje me mandatin e tij të kahershëm të Kombeve të Bashkuara”, thuhet në njoftim.

Në këtë kontekst, komandanti i KFOR-it ka shprehur mirënjohjen për kontributin e çmuar të Sllovakisë në misionin e KFOR-it. 

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram