Saturday, May 9, 2026
HomeLajmeKosovëAbdixhiku: Le të forcojmë solidaritetin dhe shpresën për Kosovën

Abdixhiku: Le të forcojmë solidaritetin dhe shpresën për Kosovën

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka uruar qytetarët me rastin e festës së Fitër Bajramit, duke përshëndetur besimtarët për përkushtimin dhe agjërimin gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.

“Me fat Fitër Bajramin! Lutje dhe agjërim të pranuar për të gjithë besimtarët që, me përkushtim, durim dhe besim në Krijuesin, përmbyllën këtë muaj të shenjtë”, shkruan kryetari.

Ai thekson se kjo festë rikujton vlerat që mbajnë bashkë shoqërinë: solidaritetin, faljen dhe kujdesin për njëri-tjetrin, veçanërisht për ata në nevojë. “Janë këto vlera që e forcojnë shoqërinë tonë dhe e bëjnë më të mbarë edhe shtetin tonë”, shtoi ai.

Në përfundim, kryetari uroi që kjo ditë e bekuar të sjellë paqe, shëndet dhe begati në çdo familje, si dhe më shumë unitet, mirësi dhe shpresë për Kosovën.

“Zoti ju bekoftë ju, familjet tuaja dhe vendin tonë. Me fat Fitër Bajramin!” përfundon urimi.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram