Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar qytetarët me rastin e festës së Fitër Bajramit, gjatë vizitës së tij në selinë e Bashkësisë Islame të Kosovës. Ai uroi Myftiun Naim Tërnava dhe përshëndeti të gjithë besimtarët me urime të përzemërta.
“Kjo festë na rikujton fuqinë e solidaritetit, mirësisë dhe mbështetjes për njëri-tjetrin, vlera që na mbajnë të bashkuar dhe na japin forcë si komb e shoqëri. Le të vazhdojmë t’i kultivojmë këto ndjenja çdo ditë, duke qenë më pranë njëri-tjetrit me zemër të hapur dhe mirëkuptim”, shkruan Haradinaj.
Ai përfundon urimin me dëshirën për shëndet, begati dhe fat për të gjithë besimtarët. “Urime Fitër Bajramin! Me fat, shëndet dhe begati për të gjithë besimtarët”, shkruan Haradinaj.

