Ka vdekur veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Isuf Selmanaj. Lajmin e ka bërë të ditur vëllai i tij, Rasim Selmanaj.
Ish-deputeti i Kosovës ka njoftuar se ceremonia e varrimit do të bëhet të dielën nga ora 13:00 në Gllogjan.
“Lamtumirë vëlla! Pas një smundje të shkurtër, është ndarë nga jeta, vëllau im, baca i madh, djali i madh i Muhamet Alisë, Isuf Selmanaj Jemi krenar që të kishim BACË, falemnderit që na le trashëgimi pafund, të nderit e burrnisë. Në vitin 1981 pushtetit komunist sikur nuk i mjaftonte burgosja e pothuajse krejt vëllezërve dhe leqitja e babait tonë Muhamet Alisë, regjimi i asaj kohe të largoj edhe ty nga puna , por ti nuk u ligshtove, e ne të gjithë bashkë qëndruam vertikalisht përballë regjimit fashist Jugosllav. Prehu në paqe vëlla i dashtur! Varrimi, data 22 mars( e diele) ora 13:00 në Gllogjan të Deçanit, te varrezat familjare”, ka shkruar ai në Facebook.

