Saturday, June 20, 2026
HomeLajmeKosovëArrestohet një i dyshuar për krime lufte

Arrestohet një i dyshuar për krime lufte

Një i dyshuar për krime lufte është arrestuar sot nga hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, me urdhër të Prokurorisë Speciale. Z.S dyshohet se si pjesë e një grupi paramilitar të forcave serbe, ka kryer krime lufte në fshatin Matiçan të komunës së Prishtinës gjatë periudhës kohore 1998-1999.

“Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, kanë arrestuar Z.S., nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “krime lufte kundër popullsisë civile”. I pandehuri Z.S., si pjesë e një grupi paramilitar të forcave serbe, dyshohet se  ka kryer krime lufte në fshatin Matiçan, Komuna e Prishtinës gjatë periudhës kohore 1998-1999”, thuhet në njoftim.

 Prokuroria Speciale thotë se brenda afatit ligjor, sipas Kodit te Procedurës Penale, do të paraqesë në Gjykatën Themelore te Prishtinës, Departamenti Special kërkesën për paraburgim.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram