Wednesday, September 9, 2026
HomeLajmeKosovëRama: Gjobë dhe konfiskim për automjetet që hedhin mbeturina vëllimore

Rama: Gjobë dhe konfiskim për automjetet që hedhin mbeturina vëllimore

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama, ka rikujtuar qytetarët se hedhja e mbeturinave ndërtimore dhe vëllimore në hapësirat publike është e ndaluar. Ai ka theksuar se çdo automjet që bart mbeturina pa kontratë me NPL “Gjelbër” do të gjobitet dhe mund t’i konfiskohet automjeti.

Ai ka bërë të ditur se Inspeksioni Komunal dhe Policia e Kryeqytetit janë angazhuar me të gjitha kapacitetet për të parandaluar hedhjen ilegale të mbeturinave.

Masat ndëshkuese përfshijnë gjoba dhe konfiskim të automjeteve të përdorura për transportimin dhe hedhjen e paligjshme të mbeturinave.

Qytetarët janë thirrur të bashkëpunojnë dhe të raportojnë çdo rast të hedhjes së mbeturinave ndërtimore, sanitare, mobiljeve, gomave, xhamave apo materiale të tjera voluminoze.

“Bashkëpunimi i qytetarëve është shumë i rëndësishëm. Nëse shihni qytetarë ose biznese që hedhin materiale ndërtimore, sanitari, mobilje, goma, xhama apo çfarëdo mbeturinash të natyrës vëllimore dhe ndërtimore në Kryeqytet, ju lutemi ta lajmëroni Policinë ose Inspekcionin e Komunës në 038 220985”, thuhet në postimin e kryetarit të Prishtinës. 

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fperparimrama2021%2Fposts%2Fpfbid0m9qnZgeCfoLwAMGUxdMRAjixj9LBK5LS6VVYSKTEXqB57skHfSLhL5La32U58MjGl&show_text=true&width=500

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram