Wednesday, August 26, 2026
HomeLajmeKosovëHaradinaj përkujton të vrarët në Celinë, Fortesë e Brestoc

Haradinaj përkujton të vrarët në Celinë, Fortesë e Brestoc

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka përkujtuar sot të vrarët nga regjimi serb në tri fshatra të komunës së Rahovecit, Celinë, Fortesë dhe Brestoc në 27- vjetorin e rënies së tyre.

Përmes një postrimi në Facebook, Haradinaj kujtoi ditën e dhimbshme të 25 marsit 1999, kur regjimi kriminal i Millosheviqit masakroi fëmijë, gra dhe pleq të pafajshëm, duke lënë plagë të pashlyeshme në kujtesën kolektive të popullit.

Ai tha se ata janë dëshmia më e mirë se sa e shtrenjtë është liria dhe do të jetojnë përgjithmonë në kujtesën historike të popullit tonë.

“Sot, në përkujtim të kësaj sakrifice, ndajmë dhimbjen me familjarët që kujtojnë më të dashurit e tyre: 75 të rënët në Celinë, 68 në Fortesë dhe 54 në Brestoc”.

Tutje ai shtoi se plagët e asaj kohe mbeten të hapura dhe kujtimi i viktimave na obligon të mos harrojmë dhe të kërkojmë drejtësi.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FRamushHaradinajOfficial%2Fposts%2Fpfbid0cgcfaZ88YRzd8UcRQZoeeuuqi6RnHfHmTStQZrNoVu8mgWwftawPQ1zaz4BHjTcCl&show_text=true&width=500

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram