Pjesëtarë të Togut për Intervenime nga Policia Ushtarake e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë marrë pjesë në trajnimin ndërkombëtar “Training Based on SOP – Standards of Interventions”, i cili u zhvillua në Slunj të Kroacisë.
Trajnimi u udhëhoq nga instruktorë të Ushtrisë Kroate, përkatësisht të Njësisë Kundër Terrorizmit të Policisë Ushtarake Kroate, me fokus në avancimin e shkathtësive profesionale dhe ngritjen e kapaciteteve në fushën e intervenimeve.
Gjatë trajnimit u realizuan aktivitete të ndryshme praktike, përmes të cilave pjesëmarrësit patën mundësi të zhvillojnë më tej shkathtësitë taktike, të shkëmbejnë përvojat profesionale dhe të njihen me standardet dhe procedurat e intervenimit.
Pjesëmarrja e pjesëtarëve të FSK-së në këtë trajnim kontribuoi në forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe shkëmbimin e përvojave ndërmjet strukturave ushtarake të të dyja vendeve.
FSK vazhdon të angazhohet në zhvillimin e kapaciteteve profesionale, rritjen e gatishmërisë dhe avancimin e aftësive operacionale të pjesëtarëve të saj, përmes trajnimeve të përbashkëta dhe bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë.

