Wednesday, August 26, 2026
HomeLajmeKosovëOsmani përkujton masakrën e Padalishtës: Ditë e thirrjes për drejtësi

Osmani përkujton masakrën e Padalishtës: Ditë e thirrjes për drejtësi

Presidentja Vjosa Osmani në 27 vjetorin e masakrave të Padalishtës dhe Cerkolezit, ka thënë se kjo ditë nuk është vetëm përkujtim, por thirrje për drejtësi.

Ajo tha se forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë kryen një prej krimeve më të rënda të luftës në Kosovë, masakrën e Padalishtës në Skenderaj dhe në Cerkolez të Istogut.

“Forcat kriminale serbe masakruan 19 anëtarë të familjes Imeraj, duke mos kursyer as më të pambrojturit: 11 gra dhe 5 fëmijë të moshës nga 2 deri në 16 vjeç. Një akt çnjerëzor që synonte jo vetëm shfarosjen e një familjeje, por edhe shuarjen e vetë shpresës për jetë. Kjo ditë nuk është vetëm përkujtim, por thirrje për drejtësi, e cila ende pret të vihet në vend”, ka shkruar Osmani.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FPresidencaRKS%2Fposts%2Fpfbid02vQcMKWpjXjhLEUnBdzD4Y3VMxUqGuwZ6nekQ8R3wf6caQoqzYRgBeBJFR92tEkmjl&show_text=true&width=500

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram