Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar sot për një vizitë zyrtare në Francë.
Zyra e Kryeministrit, përmes një njoftimi për media , ka bërë të ditur se gjatë vizitës atje, Kurti do të takohet me presidentin Macron.
“Gjatë ditës, kryeministri Kurti pritet të ketë takim dhe drekë pune me presidentin e Francës, Emmanuel Macron”, thuhet në këtë njoftim.

