Saturday, June 13, 2026
HomeLajmeKosovëRama: Pezullohet ekspozita në sheshin e Prishtinës

Rama: Pezullohet ekspozita në sheshin e Prishtinës

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar lidhur me ekspozitën e cila u organizua nga INTEGRA dhe Admovere, duke bërë të ditur se leja për ekspozimin në sheshin e kryeqytetit është pezulluar.

“Ekspozita e financuar nga Kuvendi i Kosovës paraqet një version të pasaktë dhe të papranueshëm të Masakrës së Dubravës. Kjo është e papranueshme dhe përbën fyerje të drejtpërdrejtë ndaj viktimave dhe gjithë qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar Rama në reagim e tij.

Rama ka theksuar se në sheshin e Prishtinës nuk do të lejohet, siç u shpreh ai, “të përdhoset dinjiteti i qytetarëve dhe të fyhet kujtesa kolektive e popullit”.

Për këtë arsye, sipas tij, leja për këtë ekspozim është pezulluar menjëherë.

Njëkohësisht, Rama ka kërkuar përgjegjësi politike dhe institucionale nga Kuvendi i Kosovës për miratimin dhe financimin e një përmbajtjeje të tillë, të cilën e ka cilësuar si skandaloze.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fperparimrama2021%2Fposts%2Fpfbid0A7fNWcjSmSLiCzNJNhPAjTafRybhea91n7qbHrdYpUfoAAVz9NtyEJAxsoBW7Phdl&show_text=true&width=500

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram