Tuesday, September 15, 2026
HomeLajmeKosovëReagimet për ekspozitën “Masakrat në Kosovë”, organizatat sqarojnë qëllimin

Reagimet për ekspozitën “Masakrat në Kosovë”, organizatat sqarojnë qëllimin

Dy organizatat Integra dhe ADMOVERE kanë reaguar publikisht pas shqetësimeve të ngritura në opinion lidhur me të dhënat e prezantuara në ekspozitën “Masakrat në Kosovë 1998–1999”.

Kjo ekspozitë u hap më 24 mars 2026 në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë, në përvjetorin e 27-të të fillimit të bombardimeve të NATO-s ndaj objektivave ushtarake dhe policore serbe gjatë luftës në Kosovë.

Në reagimin e tyre, organizatat shprehen se ndjejnë “shqetësim të thellë” për ndikimin dhe reagimet që ka shkaktuar ekspozita në publik.

“Fillimisht, u kërkojmë falje të sinqertë të gjithë familjarëve të viktimave civile të luftës, të gjithë atyre që janë prekur drejtpërdrejt apo tërthorazi nga lufta në Kosovë, bashkëpunëtorëve tanë dhe opinionit të gjerë publik për situatën e krijuar”, thuhet në reagim.

Sipas tyre, qëllimi i ekspozitës ka qenë i qartë: nderimi i viktimave civile dhe ruajtja e kujtesës kolektive për krimet e kryera në Kosovë, duke theksuar se në asnjë moment nuk ka pasur synim ofendimi apo lëndimi të kujtdo.

Në fund, Integra dhe ADMOVERE kanë bërë thirrje për ndaljen e sulmeve, linçimeve dhe kërcënimeve individuale, si dhe për shmangien e keqpërdorimit të situatës, duke theksuar se vetëm një debat i hapur, i qetë dhe me respekt mund të adresojë çështje kaq të ndjeshme.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FIntegraNGO%2Fposts%2Fpfbid07ULDvYN51r3HSRSQfhsTWvjm4YvT6cidnxugN735Go68ZAS2wn94LvGrEWfXoQEDl&show_text=true&width=500

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram