Wednesday, July 15, 2026
HomeLajmeKosovëNdotja e lumenjve nga ujërat e zeza, alarm për ndotje të lartë 

Ndotja e lumenjve nga ujërat e zeza, alarm për ndotje të lartë 

Uji i lumenjve tanë dikur përdorej për pije ndërsa sot nuk i plotëson kriteret as për ujitje bujqësore.

Në qendrat e qyteteve, rrjedha e lumit duket e pastër por cilësia e tij është e ulët, pasi pak më tutje hidhen mbeturina ushqimore dhe ndërtimore.

 “Ne i përdorim ujërat e lumenjve të amvisëri dhe në jetën e përditshme për bujqësi, për pastrim dhe imagjinoni uji që e përdorim për ujitjen e kulturave bujqësore të jetë i ndotun, i toksifikuar, jo i shëndetshëm dhe nëpërmjet zinxhirëve të ushqimit do të vinë në tryezën tonë dhe do të futen në organizimin tonë, këto mund të jenë metale të rënda”, ka thënë Ferdije Zhushi, Biologe .

Kjo gjendje e rëndë synohet të përmirësohet me aprovimin e projektligjit për financimin e resurseve ujore, i cili mori dritën e gjelbër nga ekzekutivi.

“Miratimi i këtij ligji na mundëson që të arrijmë objektivat kyçe pra që i kemi për qëllim mbrojtjen e resurseve ujore, mbrojtjen nga veprimet e dëmshme në ujëra dhe sigurimi ne shfrytëzimit efikas të tyre”, ka thënë Fitore Pacolli Dalipi, Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Në duart e legjislativit, së shpejti do të dërgohen edhe dy projektligje: ai për Inspektoratin Qendror të Mjedisit, të Ujërave, Ndërtimit, Rrezatimit dhe Sigurisë Bërthamore, si dhe projektligji për banim social dhe të përballueshëm.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram