SH.S Tamar Ziv, Ambasadore e Shtetit të Izraelit në Republikën e Kosovës, përmes një postimi në platformën X, i ka uruar ekipit kombëtar të Kosovës shumë sukses sonte, teksa përballen me Turqinë në Prishtinë.
“I uroj ekipit kombëtar të Kosovës shumë sukses sonte teksa përballen me Turqinë në Prishtinë, në këtë ndeshje vendimtare të kualifikimeve për Kupën e Botës, një mundësi historike për paraqitjen tuaj të parë në turneun e vitit 2026 në SHBA, Kanada dhe Meksikë.
Tutje Ziv ka thënë se përkushtimi dhe shpirti sportiv të shkëlqejnë në fushë.
“Shpresoj që puna juaj në ekip, përkushtimi dhe shpirti sportiv të shkëlqejnë në fushë. I gjithë kombi është me ju! #forcakosova #ForcaDardanet”, ka shkruar Ziv në “X”.


