Wednesday, May 6, 2026
HomeSportPresidentja Osmani mbështet Kosovën para finales me Turqinë

Presidentja Osmani mbështet Kosovën para finales me Turqinë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka publikuar një postim emocionues në rrjetet sociale para ndeshjes vendimtare mes Kosovës dhe Turqisë.

Dardanët dhe turqit do të përballen sonte në ‘Fadil Vokrri’ në finalen e madhe të Kupës së Botës 2026.

Në postimin e saj, Osmani shpërndau një video të Federatës së Futbollit të Kosovës, që tregon historikun e futbollit kosovar dhe rrugëtimin e ekipit drejt suksesit.

“Kosova ka lindur mes vështirësive e sakrificave, është rritur me krenari dhe sot qëndron në fushë me dinjitet, duke përfaqësuar ëndrrat e një populli të tërë. Ju jeni simbol i qëndresës, i guximit dhe i shpresës. Jemi me ju djema. Me Kosovën përgjithmonë. Me Dardanët”, ka shkruar presidentja Osmani.

Mesazhi i presidentes reflekton mbështetjen e fuqishme për ekipin kombëtar dhe emocionet e qytetarëve para një ndeshjeje që konsiderohet historike për vendin.

Ndeshja Kosovë – Turqi nis nga ora 20:45 dhe transmetohet drejtpërdrejt.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram