Wednesday, July 8, 2026
HomeLajmeKosovëEkstradohet nga Franca në Kosovë i dyshuari për ‘vrasje në tentativë’

Ekstradohet nga Franca në Kosovë i dyshuari për ‘vrasje në tentativë’

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 2 prill 2026 është realizuar ekstradimi i një shtetasi kosovar nga Franca në Kosovë, i kërkuar me letër-rreshtim ndërkombëtar.

Sipas njoftimit, operacioni është zhvilluar nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim me njësitet relevante policore dhe institucionet e drejtësisë.

“I dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet zvicerane pasi që i njëjti kërkohej përmes INTERPOL-it me letër rreshtim ndërkombëtar, të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës, për veprën penale ‘Vrasje në tentativë’ dhe se i njëjti i ishte shmangur drejtësisë”, thuhet në njoftim.

Policia bën të ditur se ekstradimi është realizuar në përputhje me ligjet në fuqi dhe në bashkëpunim me institucionet franceze.

“I dyshuari pas ekstradimit, i është dorëzuar njësive përkatëse të policisë në rajonin e Pejës për vazhdim me procedurat tjera ligjore”, theksohet më tej.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram