By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trepça shpërthen në Mitrovicë, fitore bindëse ndaj Sigal Prishtinës
January 11, 2026
Kurti vizitoi sot familjet e Rexhep Malajt dhe Nuhi Berishës
January 11, 2026
Shtyhet procesi mësimor në Drenas, shkak vërshimet dhe mungesa e ujit
January 11, 2026
Nesër rifillon procesi mësimor në të gjitha shkollat e Prishtinës
January 11, 2026
Japonezi legjendar bën të pamundurën në moshën 53 vjeç; mahnit me kërcimin e tij
January 11, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Institucionet e BE-së “nuk janë në dijeni” për propozimin franko-gjerman
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Institucionet e BE-së “nuk janë në dijeni” për propozimin franko-gjerman
Ballina 1Lajme

Institucionet e BE-së “nuk janë në dijeni” për propozimin franko-gjerman

Kosova Times
Last updated: 2022/10/12 at 5:23 PM
Kosova Times Published October 12, 2022
Share
SHARE

Institucionet e Bashkimit Evropian nuk janë në dijeni për propozimin që Franca dhe Gjermania u kanë ofruar Kosovës dhe Serbisë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ishte i pari që njoftoi më 8 tetor se Parisi dhe Berlini kanë propozuar që shteti i tij të lejojë që Kosova të anëtarësohet në institucione dhe organizata ndërkombëtare, përfshirë Kombet e Bashkuara, në këmbim të anëtarësimit të shpejtë të Serbisë në BE.

Se ky propozim ekziston është konfirmuar edhe nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, por ai ka thënë se “nuk ka diçka përfundimtare që do të thuhet se ky është propozimi franko-gjerman”.

Komisionari për Zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi, tha se nëse ekziston një propozim i tillë, atëherë BE-ja edhe “ndoshta mund të kontribuojë” në të.

“Siç e ka shpjeguar presidenti [i Serbisë, Aleksandar] Vuçiq, ai e ka pranuar këtë propozim nga Franca dhe Gjermania, prandaj mendoj se për këtë çështje është më mirë të flasin Berlini dhe Parisi. Ne nuk jemi në dijeni të një propozimi të tillë. Natyrisht, nëse ka një propozim të tillë, ne do të ishim më se të interesuar për ta shikuar. Jo, vetëm për ta shikuar, por ndoshta ne do të mund edhe të kontribuonim”, tha Varhelyi gjatë një konference për media pas publikimeve të raporteve të progresit për shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë.

Njohësit e çështjeve politike në Prishtinë dhe Beograd, i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se një propozim i tillë Kurtit dhe Vuçiqit u ka arritur përmes këshilltarëve për dialogun Kosovë-Serbi, Jenns Plettner dhe Emmanuel Beaune, të kancelarit gjerman, Olaf Scholz, dhe presidentit francez, Emmanuel Macron.

Megjithatë, ambasadat e Gjermanisë dhe Francës në Kosovë nuk kanë konfirmuar se shtetet e tyre përkatëse kanë një nismë apo dokument-propozim që do të mund të ishte një kornizë e re e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë për arritjen e një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme për normalizimin e raporteve.

Dialogu midis Kosovës dhe Serbisë ka nisur më 2011 dhe ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian. Së fundmi, Franca dhe Gjermania kanë shtuar përpjekjet për të shtyrë Prishtinën dhe Beogradin drejt arritjes së një marrëveshjeje. Macron dhe Scholz përmes një letre dërguar Kurtit dhe Vuçiqit më 4 shtator, u kërkuan që të jenë të gatshëm për vendime të vështira në dialog.

Kosova dhe Serbia kanë qëndrime të kundërta sa i përket përfundimit të dialogut. Përderisa Kosova kërkon që një marrëveshje përfundimtare të përfshijë njohjen reciproke, Serbia kërkon një zgjidhje kompromisi, por pa specifikuar se për çfarë zgjidhje bëhet fjalë.

You Might Also Like

Kurti vizitoi sot familjet e Rexhep Malajt dhe Nuhi Berishës

Shtyhet procesi mësimor në Drenas, shkak vërshimet dhe mungesa e ujit

Nesër rifillon procesi mësimor në të gjitha shkollat e Prishtinës

Osmani: Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha, patriotët që i dhanë gjithçka lirisë

Bekim Haxhiu i PDK-së ankohet në PZAP për votat me postë

Kosova Times October 12, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Rusia sulmoi Ukrainën natën e 15 marsit. 14 të plagosur në Krivoy Rog

Kosova Times Kosova Times March 15, 2025
Haradinaj:Historia ka treguar se gruaja shqiptare ishte shtylla e shoqërisë
HRW: Rojet kufitare saudite vranë qindra emigrantë etiopianë
Spajiq shpallet mandatar për formim të Qeverisë në Mal të Zi 1 orë më herët
Çfarë po gatuhet në Beograd?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?