Thursday, April 16, 2026
HomeSportKosova me mungesa të shumta ndaj Francës e Kroacisë

Kosova me mungesa të shumta ndaj Francës e Kroacisë

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës në hendboll, Agron Shabani, ka bërë publike listën e lojtareve për dy ndeshjet e fundit kualifikuese për Euro 2026.

Kombëtarja do të grumbullohet të dielën në Prishtinë, ndërsa fillimisht do të përballet me Francën më 9 prill nga ora 20:15 në Pallatin e Rinisë në Prishtinë e më pas ndeshjen e fundit e zhvillon më 12 prill nga ora 18:00 në Zagreb ndaj Kroacisë.

Të dy kundërshtarët konsiderohen ndër ekipet më cilësore në Evropë dhe botë, pasi kanë marrë pjesë në Botërorin e fundit, me Francën që renditet ndër kombëtaret më të forta në hendboll.

Për shkak të lëndimeve dhe obligimeve të tjera, në këto dy ndeshje nuk do të jenë kapitenia Mirjeta Bytyqi, si dhe Mirela Gjikokaj, Merlinda dhe Elvina Qorraj, Dafina Mustafa, Elisa dhe Melisa Mulaj, Diona Dresh, Venera Kafexholli dhe Elisa Mirdita.

No description available.
RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments