Thursday, April 16, 2026
HomeLajmeKosovëProkuroria autorizon Policinë për hetimin e njehsorëve të KEDS-it

Prokuroria autorizon Policinë për hetimin e njehsorëve të KEDS-it

Prokuroria Themelore në Prishtinë njoftoi se e ka autorizuar Policinë të kryejë hetime lidhur me dyshimet për parregullsi në njehsorët elektrikë të Kompanisë Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS).

Në njoftim, Prokuroria theksoi se ka dyshime se njehsorët e shpërndarësit të rrymës në vend nuk po e bëjnë matjen e saktë të energjisë elektrike të shpenzuar.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, përkatësisht Departamenti i Përgjithshëm, njofton opinionin publik se, lidhur me rastin e parregullsive të dyshuara në njehësorët elektrikë të KEDS-it, ekziston dyshimi se këta njehësorë nuk bëjnë matjen e saktë të energjisë elektrike të shpenzuar.

Në këtë drejtim, dyshohet se është kryer vepra penale ‘’Mashtrimi’’, sipas nenit 323 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prokurori i Shtetit, ka autorizuar Policinë e Kosovës për ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore, me qëllim të sigurimit dhe grumbullimit të provave shtesë lidhur me këtë rast, përfshirë edhe veprimet ndaj zyrtarëve të KEDS-it”, thuhet në njoftim.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fsistemiprokurorial%2Fposts%2Fpfbid0zHUkLP7rsfqRW38HdmXxyCXUECinKwpfX1bpbDCijZGfMsm132PkRLyVprM7Ea9ml&show_text=true&width=500

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments