Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi bashkëpunim më të madh në fushën e sigurisë me Turqinë, pas takimit me homologun e tij Recep Tayyip Erdogan sot në Stamboll.
Zelenski thotë se është pajtuar me presidentin turk për hapa të rinj në bashkëpunimin e sigurisë dhe se ekipet së shpejti do të finalizojnë detajet.
“Kjo i referohet kryesisht fushave në të cilat ne mund ta mbështesim Turqinë – ekspertizën, teknologjinë dhe përvojën”, shkroi Zelenski në Telegram.
Erdogan i tha Zelensky se Turqia do të vazhdojë të mbështesë negociatat midis Ukrainës dhe Rusisë për t’i dhënë fund luftës, tha presidenca turke.
Zelenski thotë se të dy udhëheqësit diskutuan mundësitë e bashkëpunimit në projekte të përbashkëta të infrastrukturës së gazit dhe zhvillimin e përbashkët të fushave të gazit.

