Thursday, May 28, 2026
HomeLajmeKosovëKomuna e Prishtinës e vendosur për lirimin e hapësirave publike

Komuna e Prishtinës e vendosur për lirimin e hapësirave publike

Trotuaret e mbingarkuara në Prishtinë po vështirësojnë gjithnjë e më shumë lëvizjen e lirë të qytetarëve. Hapësirat e destinuara për këmbësorë po bllokohen nga mallrat afariste dhe veturat e parkuara, duke penguar qarkullimin e lirshëm.

Qytetarët shprehin shqetësimet e tyre të përditshme. “Kjo rrugë është shumë e ngarkume sidomos na me fëmijë që jemi dhe duhet me i qu në kopsht dhe në shkolla s’ka vende për parkim të veturave dhe gjithçka është bllok”, tha një qytetare.

E një fëmijë tha se ka edhe vetura të mallrave që i vendosin para dyqaneve dhe që i parkojnë nëpër trotuare dhe rruga është e bllokuar, gjë që e vështirëson qarkullimin sidomos për fëmijët.

Për këtë arsye, vendimi i fundit i Komunës së Prishtinës për lirimin e hapësirave publike pritet të ndikojë në përmirësimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve dhe në largimin e mallrave nga trotuaret, përfshirë edhe veturat e parkuara.

Sipas drejtorit të Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Luftar Braha, gjobat do të jenë nga 200 deri në 2000 euro për çdo biznes që nuk i respekton rregullat.

“Gjobat nuk do të jenë të ulta. Do të ketë gjobë të parë, të dytë dhe në gjobën e tretë do të ketë konfiskim të mallit dhe do të ketë mbyllje të afarizmit. Po ashtu do të shkojmë edhe te ato lokale që kanë bërë uzurpime të hapësirave publike dhe vazhdojnë shrytëzimin e tyre”, tha Luftar Braha drejtor i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës.

Sipas tij vendimi ka filluar të zbatohet dhe se do të përfshihet secila lagje e bllokuar.

“Ekipet janë duke u përgatitë së bashku me inspeksionet, me planet e tyre operative dhe nuk është aksion që zgjatë 1 javë, por është vendim që do të zgjatë shumë, që do të shkon lagje për lagje. Qëllimi i këtij vendimi është që të mos krijohen ngarkesa në komunikacion dhe të ketë lëvizje të lirë nëpër trotuare”, shtoi ai.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram