Gjatë orëve të mbrëmjes të së hënës, rruga “Mic Sokoli” në kryeqytet ka qenë skenë e një aksidenti komunikacioni mes dy automjeteve. Për fat të mirë, nga kjo përplasje nuk ka pasur persona të lënduar. Raportohet vetëm për dëme të konsiderueshme materiale në mjetet e përfshira.Policia e Kosovës ka dalë menjëherë në vendngjarje për të kryer hetimet e nevojshme dhe për të rregulluar qarkullimin e automjeteve.Pas përfundimit të ekzaminimeve, makinat e aksidentuara janë larguar nga rruga përmes mjeteve transportuese (merimangës) për të mundësuar lëvizjen e lirë të trafikut.

