Thursday, July 9, 2026
HomeLajmeKosovëAksident trafiku në rrugën “Mic Sokoli” në Prishtinë, raportohet për dëme materiale

Aksident trafiku në rrugën “Mic Sokoli” në Prishtinë, raportohet për dëme materiale

Gjatë orëve të mbrëmjes të së hënës, rruga “Mic Sokoli” në kryeqytet ka qenë skenë e një aksidenti komunikacioni mes dy automjeteve. Për fat të mirë, nga kjo përplasje nuk ka pasur persona të lënduar. Raportohet vetëm për dëme të konsiderueshme materiale në mjetet e përfshira.Policia e Kosovës ka dalë menjëherë në vendngjarje për të kryer hetimet e nevojshme dhe për të rregulluar qarkullimin e automjeteve.Pas përfundimit të ekzaminimeve, makinat e aksidentuara janë larguar nga rruga përmes mjeteve transportuese (merimangës) për të mundësuar lëvizjen e lirë të trafikut.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram