Ushtruesja e detyrës e presidentes, Albulena Haxhiu, është mirëpritur me lule nga stafi i Presidencës, në ditën e saj të parë në Zyren e Presidentes, pasi e mori këtë detyrë të shtunën në ceremoni zyrtare nga ish-presidentja Vjosa Osmani.
“Ju uroj shëndet e punë të mbarë dhe uroj që secili në këtë institucion ta bëjë e të japë më të mirën nga vetja”, iu tha Haxhiu stafit në Presidencë.
Ajo e ndau një video në Facebook nga pritja që i është bërë në Presidencë.
“Faleminderit stafit të Presidencës për pritjen e ngrohtë dhe atmosferën e këndshme në mëngjesin e sotëm”, shkroi ud.presidentja Haxhiu.

