Friday, June 19, 2026
HomeLajmeKosovëUd. Presidentja pritet me lule nga stafi i Presidencës

Ud. Presidentja pritet me lule nga stafi i Presidencës

Ushtruesja e detyrës e presidentes, Albulena Haxhiu, është mirëpritur me lule nga stafi i Presidencës, në ditën e saj të parë në Zyren e Presidentes, pasi e mori këtë detyrë të shtunën në ceremoni zyrtare nga ish-presidentja Vjosa Osmani.

“Ju uroj shëndet e punë të mbarë dhe uroj që secili në këtë institucion ta bëjë e të japë më të mirën nga vetja”, iu tha Haxhiu stafit në Presidencë.

Ajo e ndau një video në Facebook nga pritja që i është bërë në Presidencë.

“Faleminderit stafit të Presidencës për pritjen e ngrohtë dhe atmosferën e këndshme në mëngjesin e sotëm”, shkroi ud.presidentja Haxhiu.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram