Policia e Kosovës ka iniciuar rast për veprën penale “Prezantim i rremë” ndaj një të qytetare, e cila dyshohet se ka përdorur dokumente diplomatike gjatë procedurave të udhëtimit në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur më 11 mars 2026, rreth orës 15:30, gjatë prezantimit të dokumenteve në dalje nga Prishtina për në Dyseldorf. E dyshuara, femër kosovare, ka paraqitur një pasaportë diplomatike, një ID dhe një distinktiv, të cilat më pas janë sekuestruar nga autoritetet.
Ndërkaq, më 07 prill 2026, me vendim të prokurorit ndaj saj është iniciuar rasti, ndërsa pas përfundimit të procedurave, e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.

