By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
BQK dhe AKI zgjerojnë bashkëpunimin ndërinstitucional për siguri financiare
June 30, 2025
Kurti: Nuk e kuptoj pse gjithë kjo rezistencë, kundër votimit të fshehtë
June 30, 2025
Gurthemeli i një çerdheje shndërrohet në arenë politike Kurti–Rama
June 30, 2025
Forcat e Armatosura të Ukrainës: Mbi 100 dronë rusë sulmuan Ukrainën gjatë natës
June 30, 2025
Komisionarja Kos dhe udhëheqësit e Ballkanit takohen në Shkup
June 30, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ushtria ruse rekruton tatarët në Krimenë e aneksuar
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Ushtria ruse rekruton tatarët në Krimenë e aneksuar
Rajon / Botë

Ushtria ruse rekruton tatarët në Krimenë e aneksuar

Kosova Times
Last updated: 2022/10/17 at 12:25 AM
Kosova Times Published October 16, 2022
Share
SHARE

Që prej 21 shtatorit, Rusia po zbaton atë që e quan mobilizim të pjesshëm dhe qytetarët në Krimenë e aneksuar po thirren për të ndihmuar në luftë. Por ekspertët e të drejtave të njeriut thonë se tartarët indigjenë të Krimesë më së shumti po rekrutohen. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Lesia Bakalets sjell materialin në vijim.

Udhëheqësit pro-rusë të Krimesë thonë se i ashtuquajturi mobilizim i trupave në gadishullin e aneksuar ka përfunduar. Por një udhëheqës i të drejtave të njeriut që mbështet tartarët indigjenë të Krimesë, i cili ka pranuar të flasë vetëm ne kushtet e anonimatit, thotë se njoftimet për rekrutim vazhdojnë ende.

“Sipas asaj që më kanë thënë, thirrjet për luftë po u dërgohen njerëzve në shtëpi. Njerëzit e dine se jo cilido që u troket në derë është një mik, ndaj jo të gjithë e hapin derën. Por autoritetet po shtiren sikur janë njerëz në nevoje dhe sapo dera hapet, lëshohet thirrja për luftë”, thotë aktivisti për të drejtat e njeriut.

Rekrutimin për luftë i tartarëve, një grup mysliman indigjen në Krime, e konfirmon edhe Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski.

“Situata në Krimenë e aneksuar është katastrofike. Informacionet se tartarët e Krimesë po rekrutohen janë plotësisht të konfirmuara. Shumica e thirrjeve që po lëshohen atje po u jepen tartarëve të Krimesë”, tha Presidenti Zelenski.

Aktivistë të të drejtave të njeriut po u bëjnë thirrje njerzve të injorojnë thirrjet, të mos paraqiten para komisariateve ushtarake dhe nëse është e mundur, të largohen.

“E mira është të shmangen grumbullimet publike për të mos rënë pre e komisariateve ushtarake ruse. Ka linja të kuqe, përfshirë edhe ato të Shërbimeve të Sigurisë së Ukrainës, që i mundësojnë njerëzve që përfundojnë në vijën e parë të frontit, të telefonojnë dhe të gjejnë një mënyrë për t’u dorëzuar”, thotë Serhiy Parkhomenko, nga qendra e burimeve të tartarëve të Krimesë.

Shumë tartarë të Krimesë po përpiqen të largohen nga gadishulli, sa e kanë ende këtë mundësi.

“Meshkujt e moshës nga 18-50 vjeç po përpiqen të ikin. Ata që kanë para dhe kontakte kanë tentuar të ikin jashtë, përmes Gjeorgjisë ose Kazakistanit”, shpjegoi në kushtet e anonimatit aktivisti për të drejtat e njeriut, tartar i Krimesë.

Anëtarë nga Qendra e Burimeve të Tartaravë të Krimesë besojnë se i ashtuquajturi mobilizim i pjesshëm i Rusisë është një mënyrë për të shkatërruar lëvizjen e rezistencës së tatarëvë në Gadishullin e Krimesë.

“Rusia po kërkon të shkatërrojë tartarët e Krimesë duke përdorur Ukrainën. Kjo është mënyra më e volitshme për ta. Ata i dërgojnë tartarët në vijat e para, në vendet më të rrezikshme”, thotë Serhiy Parkhomenko, nga qendra e burimeve të tartarëve të Krimesë

Mbetet e paqartë, se sa është numri i njerëzve të rekrutuar në Krime. Por aktivistë ndërkombëtarë për të drejtat e njeriut këmbëngulin se vetë akti i rekrutimit është i paligjshëm.

“Rusia është e detyruar të respektojë konventat e Gjenevës në të cilat është palë. Dhe ndër këto konventa është rregulli se një fuqie pushtuese nuk i lejohet të rekrutojë njerëz në zonat që po pushton”, thotë Rachel Denber, zëvendës drejtore e Organizatës Ndërkombëtare për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut.

Përfaqësues të kësaj organizate dhe grupe të tjera po dokumentojnë këtë akt dhe si edhe të tjera krime lufte, të mundshme të ndërmarra nga Rusia.

You Might Also Like

Kurti: Nuk e kuptoj pse gjithë kjo rezistencë, kundër votimit të fshehtë

Forcat e Armatosura të Ukrainës: Mbi 100 dronë rusë sulmuan Ukrainën gjatë natës

Komisionarja Kos dhe udhëheqësit e Ballkanit takohen në Shkup

Senatori Graham: Trump mbështet sanksione më të ashpra kundër Rusisë

WP: SHBA-të përgjojnë bisedën e zyrtarëve iranianë në lidhje me sulmet amerikane

Kosova Times October 16, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Kremlini thotë se nuk mund të imagjinojë negociata publike me Kievin

Kosova Times Kosova Times November 17, 2022
Shpërthejnë trazirat në Southport pas vrasjes së tre vajzave
Kurti: Trashëgimia e Papa Françeskut do jetojë përgjithmonë
Sylvinho thotë se Shqipëria do të luftojë për çdo pikë, arsyeton listën
Harris dhe Trump kritikojnë qëndrimet politike të njëri-tjetrit në debatin e tyre të parë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?