Kombëtarja e Kosovës në futsall i ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme parakualifikimet për Botërorin 2028.
Dardanët deklasuan Gjibraltarin, me rezultat 11-0, në sfidën e parë të këtyre parakualifikimeve për Botërorin e ardhshëm.
Nën drejtimin e Agon Ramadani, Kombëtraja jonë dominoi totalisht, me Drilon Maxharraj që shënoi tri gola dhe Shefki Kameri dy të tjerë. Fitorja e plotë u kompletuar nga Ylli Mazreku, Ramadan Alaj, Drilon Haxhijaj, Shqiprim Imeri dhe një autogol i Alan Parker.
Ndeshja e radhës për Kosovën është më 10 prill ndaj Austrisë, ndërsa faza grupore do të përfundojë më 12 prill kundër Malit të Zi.
Dy skuadrat kryesuese të grupit do të avancojnë në raundin kryesor, me shortin e këtij raundi të planifikuar më 19 qershor.

