Përfaqësuesi i Britanisë së Madhe në Kombet e Bashkuara (OKB) tha sot se Serbia duhet të bëjë pjesën e saj për të sjellë para drejtësisë ata që janë përgjegjës për sulmin e armatosur në Banjska në vitin 2023, përfshirë Milan Radoiciq.“Ne gjithashtu kërkojmë llogaridhënie për sulmet ndaj KFOR-it dhe policisë së Kosovës në maj 2023”, tha përfaqësuesi britanik në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi raportin e ri mbi punën e Misionit të OKB-së në Kosovë (UNMIK).
Ajo shtoi se vendi i saj u bën thirrje Beogradit dhe Prishtinës të zbatojnë marrëveshjet e arritura dhe të zgjidhin të gjitha mosmarrëveshjet përmes dialogut nën kujdesin e Bashkimit Evropian.
Përfaqësuesi britanik përshëndeti krijimin e një komisioni të përbashkët për të zhdukurit dhe marrëveshjen për zbatimin e Ligjit të Kosovës për të Huajt, të arritur me ndërmjetësimin e BE-së.Ajo deklaroi se këto janë hapa konstruktivë në ndërtimin e besimit dhe mbështetjen e stabilitetit.
Ajo shtoi se rishikimi strategjik i rolit, përgjegjësive dhe financimit të UNMIK-ut është vonuar shumë.

