Në Islamabad, kryeqytetin e Pakistanit, ka përfunduar raundi i parë i negociatave midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Iranit, por ende nuk ka një marrëveshje për një përfundim gjithëpërfshirës të luftës.Siç raporton Financial Times, të dyja palët kanë rënë dakord për disa pika dhe negociatat deri më tani mund të përshkruhen si të suksesshme.
Megjithatë, ajo që pengon marrëveshjen përfundimtare është situata në Ngushticën e Hormuzit.
Sipas FT, Irani nuk është i gatshëm të pranojë asnjë marrëveshje që nuk përfshin kontrollin e plotë të ngushticës dhe të drejtën për të vënë taksë për të gjitha anijet që kalojnë nëpër këtë kalim kyç.
Mediat amerikane pretendojnë se delegacioni amerikan, i udhëhequr nga zëvendëspresidenti JD Vance, ofroi një zgjidhje të përbashkët menaxhimi, por se Teherani nuk u pajtua me të.
Bisedimet do të vazhdojnë sonte dhe janë zgjatur për një ditë tjetër, përkatësisht nesër, me kërkesë të Pakistanit. Ky vend ishte gjithashtu ndërmjetës në marrëveshjen e armëpushimit që është aktualisht në fuqi, prandaj këto negociata po zhvillohen në Islamabad.

