Friday, April 17, 2026
HomeLajmeKosovëHaradinaj kujton të rënët e masakrave në Has, Gjilan e Istog

Haradinaj kujton të rënët e masakrave në Has, Gjilan e Istog

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar të rënët e masakrave në Has, Gjilan e Istog, në 27-vjetorin e ndodhjes së tyre.

Haradinaj ka kujtuar fillimisht dëshmorët që ranë në Lugishtë të Hasit, duke thënë se ky rajon ishte aty ku shkruhej historia.

“Sot, në Lugishtë të Hasit, së bashku me Shejh Xhemajliun, familjarë dhe bashkëluftëtarë, nderuam me respekt të thellë heroizmin e 14 dëshmorëve dhe kujtimin e 40 martirëve. Trimat e kësaj ane luftuan fyt për fyt me armikun, duke i dhënë goditjet e fundit para kapitullimit. Në shenjë hakmarrjeje, forcat shtetërore serbe ushtruan terror të egër mbi popullatën civile, duke ekzekutuar mizorisht mbi 40 shqiptarë, shumica të rinj. Vendi dhe njerëzit e përzgjedhur nuk ishin rastësi. Aty u godit me qëllim, për të thyer shpirtin e rezistencës. Sot e asaj dite, autorët e kësaj masakre ende nuk janë vënë para drejtësisë. Po ashtu, në 11-vjetorin e shkuarjes në përjetësi kujtojmë, Safet Gashin, mësuesin që u bë strateg lufte, dhe udhëhoqi me Brigadën 126 të UÇK-së në shumë beteja të lavdishme”, ka shkruar ai në facebook.

Haradinaj ka kujtuar edhe masakrën e Llashticës së Gjilanit, duke nderuar 26 martirët e rënë nga 13 prilli deri më 30 prill të vitit 1999.

“Gjithashtu, në fshatin Studenicë të Istogut, muaji prill sjell kujtime të dhimbshme për 9 shqiptarë të vrarë në mënyrën më barbare nga regjimi kriminal serb. 8 anëtarë të familjes Lipaj dhe një nga familja Zeqiraj. Në të njëjtën ditë, në Fshatin e Vjetër të Ferizajt, forcat serbe ekzekutuan shtatë anëtarë të familjes Zeka dhe dy të familjes Hoxha”, vazhdon Haradinaj.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments