Monday, October 5, 2026
HomeLajmeKosovëOVL-UÇK ndryshon orën e protestës, tubimi nis nesër në 09:00

OVL-UÇK ndryshon orën e protestës, tubimi nis nesër në 09:00

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka bërë të ditur se protesta e paralajmëruar për nesër para Kuvendit të Kosovës do të nisë në ora 09:00.

Një ditë më parë, OVL-UÇK kishte njoftuar se qytetarët do të mblidheshin të hënën, më 5 tetor, nga ora 12:00, para Kuvendit të Kosovës.

Në njoftimin e ri thuhet: “Nesër, në ora 09:00, shihemi në shesh, para Kuvendit të Republikës së Kosovës. Nuk duam favore. Duam mbrojtje shtetërore.”

Ndryshimi i orës vjen në ditën kur në Kuvend do të mbahet seancë e jashtëzakonshme plenare, po ashtu në ora 09:00, ku pika e parë e rendit të ditës është shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Ndërkohë, përfaqësues nga platforma “Jo në emrin tim” kanë njoftuar se sonte do të qëndrojnë para dyerve të Kuvendit të Kosovës, ndërsa nga ora 08:00 e mëngjesit të së hënës kanë bërë thirrje që qytetarët t’u bashkohen në sheshin “Skënderbeu”.

“Sonte qëndrojmë para dyerve të Kuvendit. Pa dallime partiake. Bashkë për një kërkesë: VOTOJENI LIGJIN! Nga ora 08:00 e mëngjesit, i bëjmë thirrje secilit qytetar të na bashkohet në sheshin Skënderbeu”, kanë njoftuar nga platforma “Jo në emrin tim”.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram