Thursday, June 18, 2026
HomeLajmeKosovëKonjufca dhe Prattipati diskutojnë prioritetet e politikës së jashtme

Konjufca dhe Prattipati diskutojnë prioritetet e politikës së jashtme

Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në takim prezantues të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Annu Prattipati.

Ministria njofton se në këtë takim të parë në detyrën e re, zëvendëskryeministri Konjufca pranoi urimet nga Prattipati dhe zhvilloi një bashkëbisedim të frytshëm, duke shkëmbyer pikëpamje mbi çështjet dhe aspektet e interesit të përbashkët ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Zëvendëskryeministri Konjufca paraqiti vizionin dhe prioritetet e politikës së jashtme të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës nën drejtimin e tij në mandatin e ri.

Gjithashtu, gjatë takimit u diskutua për proceset politike nëpër të cilat po kalon Kosova pas themelimit të institucioneve të reja. Bashkëpunimi i ngushtë me SHBA-të mbetet përcaktim i pandryshueshëm i institucioneve të reja.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram