Saturday, May 30, 2026
HomeLajmeGoditet nga automjeti, humb jetën një person në Bresje

Goditet nga automjeti, humb jetën një person në Bresje

Një këmbësor e ka humbur jetën mbrëmjen e sotme si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur rreth orës 20:30 në fshatin Bresje, në komunën e Fushë Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila bëri të ditur se në aksident ishte i përfshirë një automjet dhe një këmbësor.

“Si pasojë e përplasjes, këmbësori (mashkull) e ka humbur jetën, derisa vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, deklaroi Ahmeti.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, ndërsa me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rajonal.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram