Thursday, June 18, 2026
HomeLajmeKurti: Kosova e gatshme të kontribuojë me FSK në mision stabilizues në...

Kurti: Kosova e gatshme të kontribuojë me FSK në mision stabilizues në Gaza

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Kosova është e gatshme të kontribuojë në një forcë ndërkombëtare stabilizuese për Gazën, përfshirë edhe pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Sipas tij, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, dhe komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari, gjatë mandatit të kaluar kanë kërkuar leje për të marrë pjesë në një konferencë në Doha, Katar, ku është diskutuar për krijimin e një Force Ndërkombëtare Stabilizuese për Gazën.

Kurti bëri të ditur se Kosova tashmë ka ndarë 500 mijë euro ndihmë humanitare për Gazën.

Ai theksoi se vendi është i gatshëm të kontribuojë edhe me kapacitete profesionale të FSK-së, veçanërisht në fushën e kërkim-shpëtimit dhe deminimit.

 “Kemi qenë përfitues edhe ne nga Forcat Ndërkombëtare, në vitin 1999 sidomos, edhe më pas. Kemi dashur që të kontribuojmë edhe ne”, ka thënë Kurti.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram