Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot gjatë paradites priti në takim përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen.
Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit, emisari Sorensen e uroi kryeministrin me rastin e formimit të qeverisë së re dhe për mandatin e tij të ri.
“Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, për sundim të ligjit dhe përparimin e Kosovës në procesin e integrimit evropian, si prioritete të qarta të agjendës sonë qeverisëse dhe për procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian”. thuhet në njoftim.
Tutje theksohet se Qeveria e Kosovës mbetet e përkushtuar për normalizim të plotë të marrëdhënieve me Serbinë me njohje reciproke.

