Thursday, June 18, 2026
HomeLajmeVeterinerë nga rajoni në Prishtinë: Moduli IV, trajnim elitar me 12 pikë...

Veterinerë nga rajoni në Prishtinë: Moduli IV, trajnim elitar me 12 pikë profesionale

Moduli IV, në bashkëorganizim të KSAVA-s dhe OVK-së, konfirmon rolin si platformë kyçe për avancimin profesional – seminari u vlerësua me 12 pikë

Me pjesëmarrjen e dhjeta veterinerëve nga Kosova dhe rajoni, u mbajt Konferenca e 11-të mbi Dermatologjinë Veterinare – Moduli IV, në bashkëorganizim të KSAVA-s dhe OVK-së. Kjo ngjarje tashmë është konsoliduar si një platformë e rëndësishme për zhvillimin profesional, shkëmbimin e përvojave dhe avancimin e praktikave bashkëkohore në fushën e mjekësisë veterinere.

Konferenca u zhvillua me program dy-ditor intensiv, ku ligjëruese ishin Dr. Chiara Noli dhe Dr. Roberta Sartori, të cilat sollën ligjërata të avancuara teorike të kombinuara me sesione praktike. Pjesa praktike përfshiu shembuj konkretë nga praktika klinike dhe punë me mikroskopë duke u mundësuar pjesëmarrësve thellim të njohurive dhe aplikim të drejtpërdrejtë në praktikën e përditshme. Seminari u vlerësua me 12 pikë profesionale.

Pjesëmarrësit vlerësuan lart përmbajtjen shkencore, organizimin dhe qasjen praktike të trajtimit të temave.

DMV. Dardan Grajçevci, i cili për herë të parë mori pjesë në këtë modul, theksoi se konferenca përfaqëson një hap të rëndësishëm në avancimin e njohurive të tij profesionale.

Ai u shpreh se kombinimi i teorisë me praktikën, sidomos puna me mikroskopë dhe analizimi i rasteve konkrete klinike, e bën këtë trajnim jashtëzakonisht të dobishëm për përballjen me sfidat e përditshme në ordinancë.

Sipas tij, shkëmbimi i përvojave me kolegë nga rajoni dhe diskutimet interaktive me ligjërueset e rrisin cilësinë e të mësuarit dhe krijojnë një bazë më të sigurt për vendimmarrje klinike.

Veterinerja nga Shqipëria, Eni Zemani, e përshkroi seminarin si “shumë të vlefshëm, me informacion praktik, diskutime të dobishme dhe një atmosferë profesionale fantastike” duke shtuar se ndjehet mirënjohëse që ishte pjesë e tij.

Edhe veterineri nga Mali i Zi, Jasmin Duroviç, shprehu kënaqësinë për pjesëmarrjen në edukimin me temë dermatologjinë duke vlerësuar organizimin në nivel të lartë dhe komoditetin gjatë gjithë aktivitetit.

Ai theksoi se ligjëratat ishin koncize, me tema të gjera, por të përqendruara në informacionet kyçe, të mjaftueshme për praktikën e përditshme.

Në fund, ai falënderoi organizatorët për mikpritjen dhe shprehu shpresën për vizita të ndërsjella në të ardhmen.

Konferenca dëshmoi edhe një herë rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe angazhimin e komunitetit veterinar për përmirësim të vazhdueshëm profesional në shërbim të shëndetit dhe mirëqenies së kafshëve. /

Lajmi në koment!Moduli IV, në bashkëorganizim të KSAVA-s dhe OVK-së, konfirmon rolin si platformë kyçe për avancimin profesional – seminari u vlerësua me 12 pikë

Me pjesëmarrjen e dhjeta veterinerëve nga Kosova dhe rajoni, u mbajt Konferenca e 11-të mbi Dermatologjinë Veterinare – Moduli IV, në bashkëorganizim të KSAVA-s dhe OVK-së. Kjo ngjarje tashmë është konsoliduar si një platformë e rëndësishme për zhvillimin profesional, shkëmbimin e përvojave dhe avancimin e praktikave bashkëkohore në fushën e mjekësisë veterinere.

Konferenca u zhvillua me program dy-ditor intensiv, ku ligjëruese ishin Dr. Chiara Noli dhe Dr. Roberta Sartori, të cilat sollën ligjërata të avancuara teorike të kombinuara me sesione praktike. Pjesa praktike përfshiu shembuj konkretë nga praktika klinike dhe punë me mikroskopë duke u mundësuar pjesëmarrësve thellim të njohurive dhe aplikim të drejtpërdrejtë në praktikën e përditshme. Seminari u vlerësua me 12 pikë profesionale.

Pjesëmarrësit vlerësuan lart përmbajtjen shkencore, organizimin dhe qasjen praktike të trajtimit të temave.

DMV. Dardan Grajçevci, i cili për herë të parë mori pjesë në këtë modul, theksoi se konferenca përfaqëson një hap të rëndësishëm në avancimin e njohurive të tij profesionale.

Ai u shpreh se kombinimi i teorisë me praktikën, sidomos puna me mikroskopë dhe analizimi i rasteve konkrete klinike, e bën këtë trajnim jashtëzakonisht të dobishëm për përballjen me sfidat e përditshme në ordinancë.

Sipas tij, shkëmbimi i përvojave me kolegë nga rajoni dhe diskutimet interaktive me ligjërueset e rrisin cilësinë e të mësuarit dhe krijojnë një bazë më të sigurt për vendimmarrje klinike.

Veterinerja nga Shqipëria, Eni Zemani, e përshkroi seminarin si “shumë të vlefshëm, me informacion praktik, diskutime të dobishme dhe një atmosferë profesionale fantastike” duke shtuar se ndjehet mirënjohëse që ishte pjesë e tij.

Edhe veterineri nga Mali i Zi, Jasmin Duroviç, shprehu kënaqësinë për pjesëmarrjen në edukimin me temë dermatologjinë duke vlerësuar organizimin në nivel të lartë dhe komoditetin gjatë gjithë aktivitetit.

Ai theksoi se ligjëratat ishin koncize, me tema të gjera, por të përqendruara në informacionet kyçe, të mjaftueshme për praktikën e përditshme.

Në fund, ai falënderoi organizatorët për mikpritjen dhe shprehu shpresën për vizita të ndërsjella në të ardhmen.

Konferenca dëshmoi edhe një herë rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe angazhimin e komunitetit veterinar për përmirësim të vazhdueshëm profesional në shërbim të shëndetit dhe mirëqenies së kafshëve. /Kosova.info/

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram