Friday, November 20, 2026
HomeKulturëKamenica organizon festivalin mbarëkombëtar “Kamenica Folk Fest 2026”

Kamenica organizon festivalin mbarëkombëtar “Kamenica Folk Fest 2026”

Kamenica do të jetë nikoqire e Festivalit Mbarëkombëtar të Këngëve dhe Valleve “Kamenica Folk Fest 2026”, i cili do të mbahet më 21 nëntor.

Në këtë ngjarje kulturore pritet të marrin pjesë artistë dhe ansamble nga treva të ndryshme shqiptare, me qëllim të promovimit dhe ruajtjes së folklorit dhe trashëgimisë kulturore kombëtare.

Sipas njoftimit të Komunës së Kamenicës, aktiviteti do të nisë në orën 15:00 me defilenë festive, ndërsa në orën 16:00 do të fillojë programi i festivalit, në Shtëpinë e Kulturës në Kamenicë.

Festivali organizohet nga Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Zëri i Kamenicës”, në bashkëpunim me Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport dhe Komunën e Kamenicës.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram