Wednesday, April 22, 2026
HomeKulturëÇmimi Ndërkombëtar “ Drita e së vërtetës” për gazetarinë etike në Romë,...

Çmimi Ndërkombëtar “ Drita e së vërtetës” për gazetarinë etike në Romë, për gazetarët Aleksandër Çipa dhe Alketa Gashi Fazliu

Lauruesit e Çmimit Ndërkombëtar për gazetaeinë etike “ Dritat e së vërtetës” u nderuan për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e së vërtetës, etikës profesionale dhe integritetit në gazetari. Ata përfaqësojnë shembuj të shkëlqyer të gazetarisë italiane dhe ndërkombëtare që, përmes guximit, korrektësisë dhe përkushtimit ndaj informimit të drejtë, kanë forcuar besimin e publikut tek media.
Ceremonia e ndarjes së çmimeve u zhvillua në Sallën Spadolini të Ministrisë së Kulturës në Romë, nën drejtimin e Presidentit të Nderit të Komitetit të Nderit, senatorin italian Manfredi Potenti së bashku me Regina Resta, Maria Pia Turiello, Mirella Cristina dhe anëtarë të tjerë të komitetit, ndër ta edhe Dr. Nico Spuntoni.


Ky çmim vlerëson figura që me punën e tyre kanë dëshmuar se gazetaria etike mbetet një shtyllë thelbësore e demokracisë dhe e shoqërisë së lirë.


Me këtë çmim për edicionin 2026, të shpallur gjatë ceremonisë së zhvilluar më 24 shkurt në Sallën Spadolini të Ministrisë së Kulturës në Romë u nderuan:
Lauruesit italianë
S.E. Card. Fernando Filoni – Gran Maestro i Ordine Equestre del Santo Sepolcro (i nderuar për kontributin e tij në gazetarinë etike)
Anna Maria Esposito – Zëvendës-caporedaktore, Rai News 24
Brunella Bolloli – Gazetare, Libero
David Parenzo – Gazetar dhe moderator radio/TV
Giovan Battista Brunori – Korespondent i RAI nga Jeruzalemi
Giulia Sorrentino – Gazetare, Il Giornale
Manuela Sain – Gazetare dhe shkrimtare
Maria Rita Grieco – Drejtuese, RAI Italia
Marilena Vinci – Gazetare, Mediaset
Massimo Giraldi – Gazetar, Rai Radio 1
Silvia Grassi – Udhëheqëse e Zyrës së Shtypit të CSM
Laurues ndërkombëtarë
Aleksander Çipa (Shqipëri)
Alketa Gashi Fazliu (Kosovë)
Marinellys Tremamunno (Venezuelë)
Tarana Turan Rahimi (Azerbajxhan)
Çmimet “Giovani” (Të Rinj)
Angelo Baracco – Italpress
Antonio Errigo – ALIS Magazine
Federica Tomasello – Gazetare e re në fokus
Mulengezi Adolphe Mihingano – Gazetar i talentuar nga komuniteti ndërkombëtar
Në ceremoni, çdo fitues mori një vepër artistike të punuar me dorë nga artisti Tommaso Filieri si simbol i angazhimit dhe integritetit në gazetari.
Nga hapësira shqiptare u nderuan gazetarja Alketa Gashi Fazliu nga Prishtina dhe Aleksandër Çipa, njëkohësisht kryetar i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë.
Në motivacionin zyrtar të çmimit theksohet


Aleksandër Çipa
(Shqipëri
Aleksandër Çipa u vlerësua për kontributin e tij të gjatë në gazetarinë shqiptare, për angazhimin në mbrojtje të etikës profesionale dhe për rolin e tij aktiv në forcimin e standardeve të medias. Me një karrierë të konsoliduar si gazetar, analist dhe drejtues mediash, ai është dalluar për qëndrime të pavarura dhe për promovimin e lirisë së shprehjes në hapësirën publike shqiptare. Çmimi njeh përkushtimin e tij ndaj së vërtetës dhe përgjegjësisë publike.


Alketa Gashi Fazliu
(Kosovë)
Alketa Gashi Fazliu u nderua për gazetarinë e saj investigative dhe për trajtimin me ndjeshmëri e profesionalizëm të çështjeve me interes publik, veçanërisht në raportimin mbi drejtësinë dhe të drejtat e njeriut. Ajo është vlerësuar për guximin dhe integritetin në trajtimin e temave të ndjeshme, duke kontribuar në rritjen e transparencës dhe llogaridhënies institucionale në Kosovë.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram