Wednesday, April 22, 2026
HomeLajmeOsmani pranon letrat e ambasadores së Kosta Rikës, kërkon heqjen e vizave

Osmani pranon letrat e ambasadores së Kosta Rikës, kërkon heqjen e vizave

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pranuar letrat kredenciale të ambasadores së re të Kosta Rikës në Kosovë, Olga M. Sauma Uribe.

Osmani i uroi mirëseardhje ambasadores, duke shprehur bindjen se mandati i saj do të kontribuojë në thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve ndërshtetërore.

“Presidentja shprehu mirënjohje për mbështetjen e hershme dhe parimore të Kosta Rikës për pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës, duke theksuar potencialin për zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh. Ajo vuri në pah se Kosova i vlerëson lart marrëdhëniet miqësore me shtetet e Amerikës Latine dhe mbetet e përkushtuar për forcimin e bashkëpunimit me vendet e këtij rajoni në fusha me interes të ndërsjellë”, vazhdon njoftimi i Presidencës së Kosovës.

Gjatë takimit u diskutua për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në diplomaci, ekonomi dhe veçanërisht në turizëm.

“Në këtë kontekst, Presidentja Osmani nënvizoi rëndësinë e intensifikimit të bashkëpunimit për heqjen e ndërsjellë të vizave ndërmjet dy vendeve, si hap konkret drejt forcimit të bashkëpunimit midis qytetarëve tanë, bizneseve, si dhe thellimit të marrëdhënieve dypalëshe”, vazhdon njoftimi.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram