Thursday, May 28, 2026
HomepafilterHaradinaj takon Spiropalin, vlerëson angazhimin e Shqipërisë për Kosovën

Haradinaj takon Spiropalin, vlerëson angazhimin e Shqipërisë për Kosovën

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim ministren për Evropë dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali.

Haradinaj ka vlerësuar angazhimin e Qeverisë shqiptare për çështjet me rëndësi për Kosovën. Sipas tij, gjatë takimit u diskutuan zhvillimet aktuale në Kosovë, Shqipëri dhe rajon, me fokus në sigurinë dhe proceset integruese, veçanërisht synimin për anëtarësim në NATO.

Ai ka theksuar se forcimi i marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë mbetet prioritet dhe se integrimi ndërshqiptar është domosdoshmëri kombëtare.

“I shpreha falënderimin për kujdesin dhe përkushtimin e Qeverisë shqiptare, të udhëhequr nga Kryeministri Edi Rama, ndaj çlirimtarëve që po përballen me drejtësinë në Hagë”, ka shkruar Haradinaj.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram