Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik të Kosovës e ka miratuar listën e propozuar të komisionit të sportit për bursat “Shpresat Olimpike 2026”, të cilat mbështeten nga KOK-u.
Janë 46 bursistë të 19 sporteve të ndryshme olimpike që do të mbështeten me bursa mujore prej 150 euro gjatë tërë vitit 2026.
Sipas KOK-ut, në total, mbështetja vjetore shkon në 82.800 euro.

