Sot, në Kuvend me Komisioni për Integrime Evropiane, kanë pritur delegacionin e kryesuar nga Zuzana Michalcová Šutiaková, shefe e Divizionit për Ballkanin Perëndimor dhe Evropën Juglindore në Shërbimin Evropian të Veprimit të Jashtë (EEAS).
Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane në Kuvendin e Kosovës, Hykmete Bajrami, ka njoftuar se është biseduar hapur për rrugëtimin evropian të Kosovës dhe për sfidat konkrete që kemi përpara, në veçanti në reformat që duhet të ndërmerren, në kuadër të Planit të Rritjes së BE-së.
Bajrami në emër të Komisioni është zotuar se janë plotësisht të përkushtuar të luajmë rol konstruktiv në këtë proces, sidomos duke pasur parasysh se një pjesë e e madhe e detyrimeve lidhen me legjislativin.
Njëkohësisht, ajo ka thënë se ka kërkuar mbështetje të mëtejme nga BE-ja, përfshirë këtu heqjen e plotë të masave ndëshkuese dhe përkrahje më të fuqishme për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, hapa këto që do ta lehtësonin dhe përshpejtonin rrugën tonë drejt integrimit.
“Integrimi evropian nuk është vetëm prioritet politik, por orientim strategjik dhe interes i qytetarëve të vendit”, ka shkruar Bajrami.

