Partia Socialdemokrate ka zhvilluar të enjten një aksion simbolik para selive të Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prishtinë.
Gjatë aksionit, kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, mbajti pankarta në të cilat kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, dhe ai i LDK-së, Lumir Abdixhiku, paraqiteshin si “anëtarë nderi” të Lëvizja Vetëvendosje.
Molliqaj kritikoi qëndrimet e Hamzës dhe Abdixhikut ndaj partisë në pushtet, duke pretenduar se subjektet që ata drejtojnë janë shndërruar në degë të Vetëvendosjes. Ai po ashtu bëri thirrje që vendi të shkojë në zgjedhje të reja.


