Thursday, June 18, 2026
HomeSport"Ju jeni të gjithë bij të Turqisë": Shikoni si iu përgjigjën tifozët...

“Ju jeni të gjithë bij të Turqisë”: Shikoni si iu përgjigjën tifozët e Fenerbahçes provokimit të Grobarit

Në ndeshjen e mbrëmshme të Euroligës kundër Partizanit, tifozët e Fenerbahçes shpalosën një banderolë në përgjigje të provokimit të Grobarit nga ndeshja e parë në Beograd nëntorin e kaluar.

Koreografia e tifozëve turq paraqiti një ilustrim të shoqëruar me motivet e Betejës së Kosovës në vitin 1389 dhe mesazhin në serbisht, “Ju të gjithë jeni bij turq”.

Ju kujtojmë se në duelin e parë të këtyre ekipeve në sezon, mbështetësit e Partizanit nxorën në pah ilustrimin e Milosh Obiliq duke vrarë sundimtarin turk Murat, prandaj reagoi edhe Euroliga.

Partizani u gjobit me 40,000 euro, si dhe një masë kushtëzuese për uljen e kapacitetit të sallës në 80 përqind për një ndeshje në shtëpi, me mbylljen e disa sektorëve.

Ndryshe, Fenerbahçe e mposhti Partizanin në një ndeshje të ngushtë me rezultatin 81:78.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram