Tuesday, June 16, 2026
HomeLajmeKosovë1 muaj paraburgim për dy punonjës të KEDS-it të dyshuar për ryshfet

1 muaj paraburgim për dy punonjës të KEDS-it të dyshuar për ryshfet

Gjykata Themelore në Ferizaj njofton se ka vendosur një muaj paraburgim për dy punonjës të KEDS, të dyshuar për pranimin e ryshfetit në sektorin privat.

B.B., koordinator i njësisë së kontrollit për humbjet e energjisë elektrike, dhe E.K., koordinator për lidhje të reja, dyshohet se kanë kërkuar 400 euro nga një klient, A.H., për të vendosur njësorin elektrik brenda një jave.

Sipas njoftimit të gjykatës, nëse klienti nuk do të paguante, ai do të duhej të prisnin 5–6 muaj për instalim. Pas një operacioni hetimor, dy të dyshuarit u kapën në flagrancë dhe u arrestuan nga Policia e Kosovës.

“Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtëve i`u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaj”, thuhet në komunikatë.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram