Tuesday, June 16, 2026
HomeLajmeKosovë55-vjeçari në vend pune humb jetën pas lëndimeve në termocentralin Kosova...

55-vjeçari në vend pune humb jetën pas lëndimeve në termocentralin Kosova B

Në termocentralin Kosova B ka ndodhur një incident i rëndë, ku është përfshirë një mjet transportues (kamion) dhe një punonjës, ka njoftuar me keqardhje të thellë Korporata Energjetike e Kosovës.

Sipas njoftimit, si pasojë e incidentit, një punonjës mashkull kosovar, 55-vjeçar, ka pësuar lëndime të rënda. Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë zyrtarët e KEK-ut, Policia e Kosovës dhe ekipet mjekësore, të cilat kanë konfirmuar se viktima ka ndërruar jetë.

KEK sh.a. ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen e të ndjerit, si dhe për kolegët dhe bashkëpunëtorët e tij.

Autoritetet kompetente kanë nisur hetmet ldhur me rastin.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FKEKINFO%2Fposts%2Fpfbid0nQnEMYLRxH5admLFV7dTPdyyR7hhbWhdyJ78SEFp39Pj68fEWYarK8Xxg9jb3DZKl&show_text=true&width=500

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram