Thursday, May 28, 2026
HomeLajmeKosovëOsmani: Prania e trupave amerikane garanton stabilitet afatgjatë në Kosovë

Osmani: Prania e trupave amerikane garanton stabilitet afatgjatë në Kosovë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në ceremoninë e ndërrimit të komandës së Komandës Rajonale-Lindje të misionit të KFOR në Kampin Bondsteel, ku ka ritheksuar mirënjohjen për mbështetjen e Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe rëndësinë e pranisë së trupave amerikane në Kosovë.

Osmani ka theksuar se Kosova do të mbetet gjithmonë mirënjohëse ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për mbështetjen e palëkundur në të gjitha etapat e shtetndërtimit dhe forcimit të paqes e sigurisë në vend.

Sipas njoftimit të Presidencës, Osmani e ka uruar kolonelin Sargeant për detyrën e re, duke e siguruar për mbështetjen e plotë të institucioneve të Kosovës në përmbushjen e mandatit të tij dhe të misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO.

“Ajo theksoi gjithashtu rëndësinë e jashtëzakonshme të pranisë së trupave ushtarake amerikane në Kosovë, të cilat, sipas saj, “jo vetëm që garantojnë stabilitet dhe siguri afatgjatë, por edhe dërgojnë një mesazh të qartë përkushtimi ndaj paqes dhe sigurisë në gjithë rajonin”, përfundon njoftimi. 

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FPresidencaRKS%2Fposts%2Fpfbid0CCDQ2fHuczFgZkMKwKmVffU7bNJUQgRoWaFoiSJneeCoDAcnB8iQb6msttkpupatl&show_text=true&width=500

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram