Thursday, May 28, 2026
HomeLajmeKosovëPolicia ekstradon në Kosovë dy të kërkuar nga Italia dhe Gjermania

Policia ekstradon në Kosovë dy të kërkuar nga Italia dhe Gjermania

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë ekstraduar nga Italia dhe Gjermania drejt Kosovës dy persona të kërkuar me letër rreshtimi ndërkombëtar.

Sipas njoftimit, më 26 shkurt 2026 është realizuar ekstradimi i shtetasit kosovar M.Q nga Italia, i cili ishte arrestuar nga autoritetet italiane pasi kërkohej me urdhër arrest ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

Ndërsa më 27 shkurt 2026 është kryer ekstradimi nga Gjermania i shtetases nga Shqipëria V.L, e cila kërkohej me urdhër arrest ndërkombëtar për veprën penale “Marrja apo mbajtja e kundërligjshme e fëmijës”.

Pas ekstradimit, të dy të dyshuarit i janë dorëzuar njësive përkatëse të policisë për vazhdim të procedurave ligjore.

“Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, do vazhdojë me shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore, shtetet dhe organizatat ndërkombëtare me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të aktiviteteve kriminale”, thuhet në njoftim. 

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FKosovoPolice%2Fposts%2Fpfbid02yHo6jLJ4eGPpWPk1AN7T8GgRjjUDorV1nNf92LJBGctmN74AHqKyvnEBNwgWE7cml&show_text=true&width=500

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram